Termeti i një ditë dite më parë ka sjellë dëme edhe në zonën e Kurbinit.

Dy banesa në fshatin Selitë janë shembur thuajse plotësisht, duke u bërë të pabanueshme e të tjera kanë pësuar dëmtime.

Ndue Gega tregon dëmet në banesen e tij, ndërsa në thotë se se në momentin e termetit njëri nga fëmijet ka qenë në gjumë dhe ka shpëtuar për mrekulli.

Gega apelon për ndihmë, pasi banesa e tij është bërë e pabanueshme dhe në këto kushte është i detyruar të qëndrojë në kasolle.

Lëkundjet sizmike të së mërkurës ishin të forta edhe në rajonin e Lezhës.

Njësitë Vendore në Qarkun e Lezhës do të verifikojnë të gjitha dëmet e shkaktuara nga termeti, të cilat më pas do t’ju referohen Emergjencave Civile në Tiranë.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE