Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm që është ndjerë thuajse në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Sipas burimeve tërmeti ka qenë me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter ndërsa epiqendra ishte 30 km në veriperëndim të Tiranës dhe 18 km në verilindje të Durrësit.

Lëkundje janë ndjerë edhe në qytetin e Shkodrës ndërsa më të mëdha dhe problematike duke sjellë frikë tek pushuesit lëkundjet kanë qenë në plazhin e Velipojës, kryesisht në Rrjoll.

Më shumë frikë ka patur në qytete si Tirana dhe Durrësi duke qenë se epiqendra ishte afër me këto qytete. Banorët e pallateve kanë dalë jashtë duke qëndruar për një kohë të gjatë nga frika.

Më problem kanë patur qytetarët të cilët banojnë në katet e larta të pallateve. Nga sa raportohet nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale në ndërtesa të ndryshme në Tiranë dhe Durrës më shumë.

Sizmiologët janë shprehur se në vazhdimësi pritet që të ketë sërish lëkundje nga tërmetet por më të vogla dhe jo aq problematike. Pavarësisht panikut tek qytetarët për sizmiologët ky termet është i nivelit të mesëm.

Në momentin kur ra tërmeti në Kuvend po zhvilloheshin mbledhjet e komisioneve duke bërë që momentalisht të ndërpriten ndërsa gazetarët kanë raportuar edhe disa çarje të mureve të Parlamentit.

Një lëkundje sipas mediave italiane është ndjerë edhe në Pulia të Italisë gjë e cila nuk ndodh aq shpesh.

Artikulli paraprakNË TETOR, GATI GODINA E RE E FAKULTETIT EKONOMIK
Artikulli tjetërURA E VJETËR E BUNËS ME NDRIÇUES TË RINJ