Teatri i Korçës mirëpriti në fundjavë komedinë Testamenti. Me një kast të njohur aktorësh si Viktor Zhusti, Yllka Mujo, Zamira Kita e Sotiraq Bratko, shfaqja u ngjit në skenë me regji nga Gëzim Kame.

E shkruar 90′ vite më parë, ku ngjarjet zhvilloheshin në Francë, mesazhet e shfaqjes që shkojnë për familjen janë shumë aktualë për shoqërinë shqiptare.

Kame: Sot familja në tërë botën ka një problem të madh me shthurjen. Kjo është një thirrje për të mbajtur familjen të fortë.

Aktorët thanë se komedia premierë në Teatrin e Korcës tejkaloi pritshmërinë e tyre.

Viktor Shusti: Përgjithësisht jemi pak dyshues për premierat, sepse spektatori është më i përmbajtur. Komedia triumfoi.

Drejtorja e Teatrit Zamira Kita tha se synon që këtë shfaqje ta vendosë në skenë edhe për publikun e kryeqytetit.

Artikulli paraprak“1 NË 4 VAJZA DHUNOHEN”, STUDIMI: FENOMENI I KA RRËNJËT E THELLA NË FAMILJE
Artikulli tjetër1943, TAKSË E POSAÇME MBI PARFUMET DHE PUDRAT, PËR TË FINANCUAR LIBRAT SHQIP