Një ditë përpara nisjes së testimit për infermierët që e organizon Ministria e Shëndetësisë, presidenti i urdhërit të infermierit në Shkodër Imir Hoxha deklaron se të paktën në Shkodër nuk ka asnjë lloj informacioni se si do bëhet ky testim gjë të cilën nuk e konsideron normale.

Hoxha thotë se periudha 24 korrik deri me 2 gusht kur është përcaktuar të zhvillohet testimi i infermierëve nuk është aspak e përshtatshme duke qenë se si gjithë të tjerët edhe një pjesë e infermierëve janë me pushime. Nuk dihet nëse infermierët që përfshin Shkodra, shprehet Hoxha do të marrin pjesë apo jo në këtë testim. Për disa muaj çështja e testimit të infermierëve për të gjithë Shqipërinë qëndroi në gjykatën administrative të apelit teksa në shkurtin e këtij viti u pezullua për t’i hapur rrugë vetëm para pak ditëve me një vendim ku thuhej se ky test nuk i cënon infermierët, gjë për të cilën këto të fundit nuk janë aspak dakord.

Artikulli paraprakZONAT E MBROJTURA, ZJARRE NË THETH, DOMEN DHE OBLIKË
Artikulli tjetërTEMPERATURAT E LARTA, TË GJITHË DREJT VELIPOJËS