YMERI: GJITHÇKA GATI NGA DREJTORIA E ARSIMIT PËR PROVIMIN E 6 DHJETORIT. Drejtoria rajonale e arsimit po përgatitet për provimin e 458 aplikuesve në Ministrinë e Arsimit për një vend mësuesi në shkollat e qarkut të Shkodrës.

Shefi i kurrikulave në drejtorinë rajonale të arsimit Kadri Ymeri thotë se gjithçka është gati për testin e 6 dhjetorit.Nga 458 aplikues shefi i kurrikulave në drejtorinë arsimore tregon se ka vetëm 14 vende të lira që do të përzgjidhen në bazë të rezultateve.Shkodra ndër 13 njësi renditet në vendin e 9-të sa i përket numrit të aplikuesve por gjithashtu është ndër të fundi edhe sa i përket vendeve vakante për mësues në shkolla.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/LBJiNP4gI5A” frameborder=”0″ allowfullscreen ]