Sot, 2700 aplikantë do t’i nënshtrohen konkursit për të qenë pjesë e Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Shtetit. Kjo është faza e parë e konkursit për 150 vende të lira pune.

Në një deklaratë për mediat dje, drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema, kërkoi kujdes nga aplikantët duke treguar edhe pikat ku duhet të kenë kujdes që të mos skualifikohen.

Mema: Në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet procesi i parë i konkurrimit për patrullën e përgjithshme, të cilët do të kualifikohen për të vazhduar kolegjin e lartë për oficerë.

Konkurrojnë 2700 aplikanë për 150 vende që Policia e Shtetit i ka të nevoshme për t’i pasur oficer vitin e ardhshëm. Procesi që do të zhvillohet është procesi i parë pasi janë tre testime që do të zhvillohen.

Aplikantët do të marrin në sallë përgjigjet e fazës së parë, teksa sipas llogaritjeve janë 18 kandidatë për një vend pune.

Mema: Për sa i përket testit për ne, si polici është shumë e rëndësishëme pasi duhet të jemi shumë korrekt pasi janë 2700 aplikant për 150 vende, afërsisht 18 aplikant për 1 vend,

çka tregon dhe intersin për tu punësuar në polici që është një shërbim shumë i rëndësishëm në Policinë e Shtetit. Kështu që ne do ta vlerësojmë maksimalisht për të zgjedhur më të aftët dhe më të përkushtuarit për sa i përket këtij shërbimi.

Provimi do të monitorohet nga persona të posaçëm, ndërsa është e ndaluar kategorikisht mbajtja e celularëve.

Artikulli paraprakSOT GJYKATA VENDOS PËR FATIN E DOSJES “TAHIRI”, ÇFARË PRITET TË NDODHI
Artikulli tjetërDITA NDËRKOMBËTARE E ECJES, 15 TETORI SHËRBEN SI REFLEKTIM