Një ditë më parë sindikata e shëndetësisë rajoni Shkodër ngriti shqetësimin për dhunimin që i bëhet mjekëve, dhe mos reagimin e ministrisë së shëndetësisë kur në spitalin e Shkodrës janë dhunuar shpeshherë bluzat e bardha.

Ndërkohë Drejtuesja e Spitalit Rajonal Shkodër Teuta Rrjolli në një deklaratë për mediat duke marrë shkas nga dhunimi i mjekëve para pak ditësh në Tiranë e Durrës, ka dënuar me forcë të tilla akte.

Sipas Rrjollit nuk do të tolerohet më askush që do të dhunojë bluzat e bardha sepse cdo agresor do të përballet me forcën e ligjit

Në një deklaratë për shtyp pak ditë më parë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se ka propozuar një ndryshim në kodin penal, për të konsideruar kanosjen dhe goditjen ndaj bluzave të bardha, si vepër penale,

me dënim të rëndë ndërsa premtoi se shumë shpejt do të nisë një seri diskutimesh edhe për rishikimin e gabimit mjekësor dhe mënyrës se si ai trajtohet.