KRYEMINISTRI I KOSOVËS REAGON PËR SITUATËN E SHFAQUR NE KUVEND .

Kryeministri në detyrë, njëkohësisht kryetar i PDK-së Hashim Thaçi deklaron se do i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vendimet e djeshme të Kuvendit.
Në një postim në fb Thaçi thotë se vendimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës, që dolën nga një proces antiligjor, antidemokratik dhe antikushtetues janë të pavlefshme dhe të barabarta me një zero të madhe.
“Dje pamë skena jo të dinjitetshme për demokracinë kosovare, të nxitura nga liderë politike që kurrë në jetën e vet nuk kanë fituar asnjë palë zgjedhje tash e 15 vite në Kosovën e lirë. Partitë politike humbëse të zgjedhjeve të 8 qershorit, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet në fuqi dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, si dhe në kundërshtim me vullnetin dhe verdiktin e qytetarëve të vendit, dhunuan institucionin më të lartë të vendit, duke e shëndrruar atë në arenë të imponimit arbitrar të tekeve.
PDK duke i konsideruar si krejtësisht të kundërligjshme dhe jovalide vendimet e marra nga uzurpatorët e seancës së djeshme konstituive, shpreh qëndrimin e saj se këto vendime që dolën nga një proces antiligjor, antidemokratik dhe antikushtetues janë të pavlefshme. Të barabarta me një zero të madhe.