Më 11 nëntor, nëse gjithçka shkon sipas planit, në Paris do takohen presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Thaçi besohet se do ketë takim edhe me presidentin e Francës, Emanuel Macron.

Në Paris, do diskutohet për dialogun mes dy vendeve, si dhe idetë e reja të të dy presidenteve, korrigjimi i kufijve dhe njohja e eventuale e Serbisë ndaj Kosovës.

Takimi i fundit i Thaçit dhe Vuçiçit i paraparë te mbahet ne Bruksel dështoi, të dy ishin takuar vetëm me palën ndërmjetësuese në dialog, Bashkimin Evropian.

Me pas Vuçiç vizitoi veriun e Kosovës, ku ngjalli shumë reagime dhe mbajti fjalime nxitëse.