OBJEKTIVI KRYESOR, NJOHJA NGA SA MË SHUMË SHTETE E KOSOVËS.Në tagrin e ministrit të Jashtëm dhe zv.kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se do të bëjë çmos për të bindur 5 vendet anëtare të BE-së që s’e kanë njohur ende Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Thaçi është shprehur: “Diplomacia e Kosovë do të angazhohet fuqishëm për thellimin e bashkëpunimit me institucionet euroatlantike, institucionet e Bashkimit Europian dhe të NATO-s.Kosova do të vazhdojë me përpjekjet e saj praktike për të bindur pesë vendet anëtare të BE –së se njohja e pavarësisë së Kosovës është vendim i drejtë dhe me interes të stabilitetit dhe unitetit europian”, ka theksuar Thaçi.Lidhur me dialogun Prishtinë-Beograd, ministri i jashtëm u shpreh i gatshëm të punojë për normalizimin e marrëdhënieve që do të finalizoheshin me njohjen e ndërsjellë që do të mundësonte edhe jetesën në paqe mes dy vendeve fqinje.