AI DEKLARON SE ME MARRËVESHJEN PDK-LDK, U TEJKALUA NGËRÇI POLITIK.Në intervistën e tij të fundit si kryeministër, Hashim Thaçi ka thënë se ishte koha e fundit që vendit t’i jepej ajo që e meriton dhe qytetarët t’i kishin institucionet për të cilat kishin votuar.

 

Ai ka thënë se me marrëveshjen PDK-LDK është tejkaluar ngërçi i pakuptimtë politik.Ai ka thënë se partitë nuk janë votuar që të ndajnë shoqërinë. Thaçi tha se për gjashtë muaj u dëgjuan shumë deklarata naive nga partitë e Bllokut. Ai deklaroi se bllokada ishte e padrejtë dhe se partia e tij sakrifikoi për zhbllokim të gjendjes.

“Nuk jemi votuar të ndajmë shoqërinë, por të përafrojmë, të luajmë rolin e përafrimit të spektrit politik por edhe marrjen e përgjegjësive për ndërtimin e institucioneve stabile.Për gjashtë muaj kemi dëgjuar prej opinioneve më naive që kemi dëgjuar ndonjëherë.Duke u nisur nga bllokada që ndodhi padrejtësisht për gjatë muaj të bllokadës politike. Kemi punuar që ta nxjerrim Kosovën nga bllokada politike. Ne si parti fituese e kemi shndërruar Kosovën në një parti fituese dhe tash po i ofrojmë vendit institucione kredibile”, ka thënë Thaçi.