Qeverisë së dorëhequr të Kosovës i është dhënë mundësia të caktojë një Kryeministër të ri para se vendi të shkojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Ky propozim i presidentit, Hashim Thaçi, iu parashtrua të premten demokratit Kadri Veseli, në cilësinë e kryesuesit të koalicionit që fitoi zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Thaçi: Koalicioni juaj ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend dhe ka të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për të formuar qeverinë.

Pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj dy javë më parë, kandidati i ri sipas Kushtetutës do të duhej të konfirmohej nga parlamenti.

Presidenti emëron një kandidat tjetër në rast se i pari refuzohet, dhe zgjedhjet e reja mbeten opsioni i fundit për Kreun e Shtetit nëse situata nuk merr zgjidhje.

Formula për një qeveri të re është kundërshtuar ndërkohë nga partia opozitare “Lëvizja Vetëvendosje”, madje edhe vetë “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës” e kryeqeveritarit të dorëhequr.

Haradinaj tha të premten se është gati t’i bashkohet çdo mocioni për shpërbërjen e parlamentit.

Për zgjedhjet e mundshme në vjeshtë, ai shtoi se AAK-ja do të garojnë e vetme, megjithëse nuk përjashtohet një koalicion me tri partitë Nisma, PSD dhe AKR.

Artikulli paraprakNJË AVOKAT SHQIPTAR MBRON DY ITALIANËT E PËRFSHIRË NË SKANDALIN E FONDEVE RUSE PËR LEGËN
Artikulli tjetërDJEGIET E LËKURËS, FLUKS PACIENTËSH NË QSUT. Ç’KËSHILLON MJEKU