Situata në kaskadën e lumit Drin është e rëndë. Të dy lumenjtë, Drini i Bardhë e i Zi janë kthyer në përrenj të vegjël, me shumë pak ujë. Siçduket edhe përmes këtyre fotove situata është e rëndë.

Boshatisja e ujëmbledhësit të Drinit pritet që të shkaktojë edhe krizë të madhe energjetike në vend.Shfrytëzimi pa kriter i ujit nga hidrocentralet dhe thatësira që ka pushuar zonën, ka bërë që liqeni të thahet.

Nisur nga këto pamje, duket se situata e furnizimit me energji elektrike në dimër do të jetë e rëndë.Për shkak të mungesës së reshjeve , niveli i ujit në liqenin e Fierzës është ulur ndjeshëm. Megjithatë, Fierza po punon me kapacitet të plotë.

Liqeni ka shumë më pak ujë se në muajin e kaluar. Rënia e nivelit në liqene po bëhet me ritme të shpejta.

Fierza vijon punën me kapacitet të plotë të prodhimit të energjisë elektrike. Reshjet gjatë gushtit nuk kanë munguar, por jo sa për të shtuar prurjet, niveli i të cilave ka rënë në 510 metër kub ujë në sekondë.

Parashikimet e motit flasin për një periudhë vape e thatësire ç’ka do të thotë akoma më pak ujë në ujëmbledhësin më të madh në vend, i cili shpeshherë shfrytëzohet edhe për tu freskuar nga qytetarë të shumë e turistë të huaj.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE