ROLLING FILM FESTIVAL NIS ME FILMIN E CHARLI CHAPLIN.“The Kid” i Charlie Chaplin hap Rolling Film Festival Prishtine naten e mbremshme . Edna, pasi largohet nga një spital bamirës dhe kalon afër një kishe ku po bëhej dasmë e nam, braktis foshnjën e saj me mbishkrimin në fjalë dhe niset të bëjë vetëvrasje.

Bebja e vogël mbetet në limuzinë, e këtë të fundit e marrin vjedhësit që beben e dërgojnë në kontejnerë. Charlie e gjen foshnjën, e merr dhe e rritë. Pesë vjet më pas, Edna bëhet një divë e operës, në kërkim të fëmijës që dikur e braktisi.Historia e tillë sivjet hap edicionin e katërt të festivalit Rolling Film Festival. “The Kid” është filmi i parë i metrazhit të gjatë i legjendës Charlie Chaplin, një nga sukseset e tij më të mëdha.“The kid” ose “Fëmija”, është një komedi-dramë e zhanrit të qetë filmik dhe asokohe ka fituar mbi 2.5 milionë dollar nga arkat botërore.Rolling Film Festival startoi mbremjen e se dieles prej orës 20:00, dhe do të zgjas deri më 21 tetor në Teatrin Kombëtar ndërsa nga 22-23 tetor do te jene në Teatrin Oda në kryeqytetin e Prishtines .Në festival, midis tjerash, do të marrin pjesë edhe Karin Bergner – regjisore e dokumentarit mbi jetën e Ceika Stojkas – austriakes rome që prezantoi kulturën rome nëpër botë, apo edhe Laurent Malone –regjisor i filmit “Silent”. Malone është një përzierje mes një udhëtari nëpër qytete të ndryshme dhe një njeriu me botë brenda vetes. Në fotografitë e tij, vend të rëndësishëm zë vetë ecja.