“Tregu 5 miliardë paund i kokainës në Britani është i dominuar nga mafia shqiptare, thonë ekspertët” shkruan Thë Mirror.

Tani, banditët e frikshëm kontrollojnë pothuajse të gjithë tregun në Britaninë e Madhe.

The Albanian mafia, ose Mafia shqiptare – shkruhet në shkrim – kapi kontrollin e tregut të drogës në Britani duke bërë marrëveshje me “tregtarët e shumicës” dhe duke negociuar direkt me kartelet kolumbiane. Kjo u lejoi atyre të ulnin çmimin ndërsa rrisnin dhe pastërtinë e drogës

Britania e madhe tani ka numrin më të madh të përdoruesve të vegjël të kokainës në Europë.

Në shkrim përmendet “Hellbanianz”, në bandë famëkeqe që bën ligjin në lagjen Gascoigne në Barking, East London. Një gazetar shkoi në këtë lagje dhe dëshmoi se anëtarët nuk janë fëmijë por rreth të 20-tave

Një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Krimit tha: “Grupet kriminale shqiptare kanë krijuar një profil të lartë dhe kanë ngjitur shkallët e ndikimit brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar. Ata kanë qasje të konsiderueshme në tregun e trafikimit të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht kokainës.

Grupet e krimit të organizuar shqiptare duhet se janë të mirë për krijimin e lidhjeve me grupe të tjera për të kryer biznes “kriminal” që përfshin trafikimin e drogës dhe armëvet, pastrimin e parave dhe trafikimin e qenieve njerëzore”.

Mohammed Qasim, i Universiteti Leeds Beckettty, tha: “Shqiptarët kanë një reputacion serioz. Ata nuk do të mendonin dy herë për përdorimin e dhunës”

Shkrimi me titull: Albanian mafia flooding Britain with drugs as it grasps £5billion cocaine market ka për autor Matthew Young dhe u botua më 22 shkurt 2019