Një ditë më parë në Durrës u gjet e pajetë një grua e moshuar në banesen e saj.
Policia kreu disa shoqërimi për të verifikuar rethanat e kësaj ngjarje të rëndë e cila që në fillim u dyshua si vrasje.

Ndërkohë që gjatë ditës së sotme ka një të akuzuar i cili edhe është arrestuar nga policia e Durrësit.Ai është nipi 21 vjeçar i gruas 83 vjeçare I cili akuzohet per vrasjen e gjyshes. Dyshohet se ri riu e ka godtitur me thike ne koke 83 vjeçaren në Durrës, Floresha Shkurti.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës pas një pune të mirëfilltë hetimore kanë bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur në lagjen Nr.16 ku u gjet e vdekur në banesë shtetësja F.Sh. 81 vjeçe.

Është arrestuar në flagrancë nipi i shtetases së mësipërme si autor i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Redmon Gruda, 21 vjeç, banues në Durrës”.
Policia kishte shoqëruar në Komisariat nusen e djalit të 83-vjeçares për ta marrë në pyetje.
Burime nga grupi hetimor kishin dyshime se kemi të bëjmë me një vrasje, për shkak se e moshuara ka shenja dhune.

83-vjeçarja jetonte me nusen e djalit dhe nipin, pasi djali i kishte vdekur më herët.
Burime nga grupit hetimor thanë se gruaja kishte marrë goditje të forta në pjesën e kokës.
Ngjarja u regjistrua në katin e katërt të një pallati në lagjen 16, ku e moshuara jetonte me nusen e djalit dhe nipin e tij pasi i djali i kishte vdekur pak vitë më parë.

Pas dyshimit të parë për vrasje dhe zbehjes së provave për një aksident të mundshëm, në vendngjarje shkuan dhe ekspertë të kriminalistikës, të cilët siç thonë burimet fiksuan prova të rëndësishme për zbardhjen e krimit.

Redmon Gruda e ka pranuar autorësinë e krimi dhe ka deklaruar në Policia, pas disa mohimesh, se e ka vrarë në sherr e sipër. Ai dhe e ëma pas vdekjes së babait, jetonin me të moshuarën por jo në harmoni:” E godita në gjaknxehtësi e sipër. Me gjyshen kishim debate të vazhdueshme, pasi jetonim të ndarë brenda shtëpisë”.

Redmon Gruda ka zbuluar arsyen pse e ka vrarë gjyshen e tij më në fund, pas orë pyetjesh në Policinë e Durrësit. Kujtojmë se 81-vjeçarja kishte goditje në kokë dhe gjymtyrë dhe ishte e mbuluar me gjak.

Gruda tha se ishte përdorues hashashi dhe i kishte kërkuar para gjyshesh, por ajo nuk ia kishte dhënë ndaj dhe ai e kishte goditur për vdekje disa herë me thikë në kokë. Pastaj thikën e kishte thyer dhe e kishte hedhur.

Vrasësi e ka mohuar që ta kishte vrarë gjyshen në fillim, pak minuta pas zbulimit të kufomës por më pas është detyruar ta pranojë.Ka qenë nipi tjetër i së moshuarës, Redi Shkurti, që ka lajmëruar Policinë, duke deklaruar se e kishte gjetur të pajetë gjyshen të shtrirë në dyshemenë e shtëpisë.

Njoftimi zyrtar:Policia e Durrësit zbardh dhe dokumenton ngjajrjen ndodhur ditën e djeshme në lagjen Nr.16 ku u gjet pa jetë në banesë shtetasja F.Sh Arrestohet nipi 21 vjeçar si autori i dyshuar i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës pas një pune të mirëfilltë hetimore kanë bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur në lagjen Nr.16 ku u gjet e vdekur në banesë shtetësja F.Sh. 81 vjeçe.

Është arrestuar në flagrancë nipi i shtetases së mësipërme si autor i dyshuar i ngjarjes, shtetasi R. G, 21 vjeç, banues në Durrës.

Gruda, dyshohet se mesditën e datës 27.09.2018, por motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij, e cila si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal.

Artikulli paraprakZJARR NË KRYELUZ, DIGJET BANESA, RREZIKOHET NJE TJETER
Artikulli tjetërSHBA ARRESTON 150 PERSONA, MES TYRE EDHE SHQIPTARË