Të shumtë në numër, teksa thërrasin në kor “diktaturë”, “diktaturë” dhe të bashkuar si asnjëherë më parë, sindikatat e minatorëve kanë nisur pak minuta më parë protestën përpara Kryeministrisë me një qëllim të vetëm: Të përfitojnë sa më parë statusin e minatorit.

Me megafon, përpara zyrës së kryeminstrit Rama minatorët shprehen të vendosur në kërkesat e tyre.

Njëri prej minatorëve ka një thirrje të veçantë për kryeministrin. “Timonin ta dhamë apo na e more bravo të qoftë, merr edhe fyellin po ta kujtoj prapë, vetëm ndërro melodinë dhe poezinë: Na jep me shpirt emrin status se minatorët largohen që sot”,- u shpreh ai.
minatoret ne proteste

Personi në fjalë është Agim Rryta, minator i Valiasit dhe një nga inciatorët e sindikatës së Valiasit në 1991.

Dil e thuaj vetëm një fjalë a e meritojnë këto njerëz statusin e minatorit? Dil e thuaj cila është arsyeja që ju nuk e pranoni? Ta them unë i keni dhënë të gjitha minierat me koncesion”,- thotë ai më pas.

Artikulli paraprakARTISTËT PARALAJMËROJNË: TË PREMTEN UZURPOJMË TEATRIN. NDRENIKA: TË NISIM LUFTËN
Artikulli tjetërFIRMOSI ME REAL MADRID, SPANJA SHKARKON TRAJNERIN NJË DITË PARA BOTËRORIT