“Ti jë dashuria”, libri i parë i poetit shkodran David Boseta u promovua në bibliotekën “Marin Barleti”. Botimi i parë, por me krijimtari të gjerë që prej adoleshëncës.

Poeti ka zgjedhur të shkruaj për dashurinë, sipas tij ajo është ndjenja më e bukur që personifikon njeriun. Si e tillë, dashuria poezia e dashurisë është tipike edhe për ditët e nxehta të verës.

Boseta ka zgjedhur vargun klasik në shumicën e poezive të tij, ndërsa nuk përjashton edhe llojet e tjera.

Poeti mendon se pavarësisht teknologjisë që ka hyrë në jetët tona, poezia është art ii të bukurës, i cili duhet të jetë patjetër pjesë e leximit.

Boseta është nderuar me disa çmime ndërkombëtare: Antologji Kili në 2017-ën, Antologji Singapor në 2018-ën, Poetas del Mundo – Positivo e më gjerë.

Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë të botës, ndërsa shkruan herë pas here edhe në prozë.

 

Artikulli paraprakFOTOTEKA MARUBI “NA TAKON” ME ANGJELIN NENSHATIN
Artikulli tjetërGRETA BARDELI GJONI & ERJONA CANAJ VIJNË ME NJË LIBËR