Paraditen e së premtes përpara bashkisë Shkodër tifozët e skuadrës më të vjetër të futbollit Shqiptar Vllaznisë kanë protestuar për gjendjen aktuale në të cilën ndodhet skuadra e tyre e zemrës.

Në këtë protestë mes thirrjeve të shumta nuk munguan as hedhja e vezëve, tymuesve me ngjyra dhe kapsolla në drejtim të bashkisë ku vërehet edhe prezenca e policisë.

Tifozet kanë hedhur fyerje nga më të ndryshmet kundrejt drejtuesve të klubit ku sipas tyre është përgjegjësja kryesore për këtë situatë e cila është aspak e justifikueshme për shkodranët.

Kjo protestë ka zgjatur për rreth 40 minuta dhe në përfundim të saj ajo që mbeti janë vetëm mbetjet e hedhura nga tifozët që protestuan.

 

Artikulli paraprakRRËFIMI I ISH-TË PËRNDJEKURIT POLITIK
Artikulli tjetërADEMI INSPEKTIM NË RRUGËN E MUSHANIT