Tifozët”>Tifozët e kombëtares shqiptare duket se kanë “harruar” gjobat dhe kërcënimet e njëpasnjëshme të FIFA-s se mund të na dënojë me zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë.

Sërish edhe sot, mbështetësit kuqezi kanë ndezur fishekzjarrë në stadium dhe i kanë hedhur ato në rrethimin e fushës. Duket se këtë radhë nuk do të ketë vetëm gjobë nga FIFA pasi përsëritja e një shkeljeje të tillë po ndodh në çdo ndeshje, shkruan Panorama Sport. Në rast të një dënimi me zhvillimin e ndeshjes së radhës në shtëpi pa tifozë, kombëtarja kuqezi do të duhej të përballej në shtatorin e vitit të ardhshëm ndaj Lihtenshtejnit pa praninë e publikut.

Artikulli paraprakSHOKOHET SHQIPËRIA, IZRAELI 0-1, GJIMSHITI DEL ME TË KUQE NGA LOJA
Artikulli tjetërNDËSHKOHET ME TË KUQE ETRIT BERISHA