Tirana dhe Kukësi e mbyllin në një barazim pa gola, ndeshjen më të rëndësishme të javës së 12-të, të luajtur në “Selman Stërmasi”.

Menjëherë pas mbylljes së lojës, tifozët bardheblu kanë pushtuar fushën, të cilët kanë filluar të kapen edhe me vetë lojtarët bardheblu.

Tifozët të acaruar pas këtyre rezultateve, filluan të kapen edhe me lojtarët, duke i kërkuar të heqin fanellën, ndërsa vazhdojnë edhe koret ofenduese ndaj drejtuesve të ekipit.
Situata u normalizua nga ndërhyrja e forcave të policisë.

Edhe pse me rrjeta të paprekura, 90 minutëshi i zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” kishte një ritëm të lartë, shtylla dhe madje penallti.

Bardheblutë kishin iniciativën në nisjen e sfidës madje vetëm shtylla i mohoi një supergol Hoxhallarit pas një goditjeje të bukur nga distanca. Në limitin e gjysmë ore lojë, Rexhinaldo fitoi një penallti për Kukësin pas një faulli nga portieri.

Por sulmuesi i skuadrës mike shpërdoroi shansin e artë nga pika e 11-metrave. Në fraksionin e dytë, Tirana pretendoi për penallti me Sentamu, por arbitri akordoi vetëm goditje dënimi ndërsa sfida shkoi drejt barazimit final me rrjeta të paprekura.