Inter mori fitoren e radhës në kampionat, teksa mposhti 4-3 Sassuolën.

Në një stadium të tejmbushur, në fushën e “Mapei Stadium” kishte vend edhe për një tifoz të paftuar.

Kur po kronometrohej minuta e 43-të dhe Romelu Lukaku po përgatitej për të ekzekutuar penalltinë për rezultatin 3-1, një parashutist përfundoi në fushën e blertë të stadiumit të Sassuolë.

Reagimi i stjuardëve ishte i menjëhershëm, ndërsa parashutisti mori duartrokitjet e tifozëve.

Artikulli paraprakANTI-INFORMALITETI KONTROLL RRETH 500 SUBJEKTEVE NË 5 DITË
Artikulli tjetërAKSIDENT ME VDEKJE TEK SHKEMBI I KAVAJES