Tirana ngushëllohet me Kupën mund Skënderbeun në shtesë 3:1

Tirana, e rënë nga kategoria, është fituese e Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë mundën Skënderbeun në finalen e luajtur në “Elbasan Arena” me shifrat 3:1, në shtesën e takimit. 90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën me rezultatin 1:1. Ishte Tirana që kaloi e para në avantazh në minutën e 20 me anë të Ede. Goli i barazimit për korçarët erdhi në fundin e takimit, në minutën e 86, kur Radas gjeti rrugën e rrjetës. Shtesa e takimit foli për kryeqytetasit, të cilët shënuan Nkounkou M. 104’ dhe Ndockyt M.114’. Trofeu i Kupës është ngushëllimi i vetëm për skuadrën legjendare e cila vitin e ardhshëm do luajë në kategorinë e parë, për të parën herë në histori. Njëkohësisht, Tirana do luajë edhe në Europa League.

Artikulli paraprakSULM NË ZONËN DIPLOMATIKE TË KABULIT, DHJETËRA TË VDEKUR
Artikulli tjetërMAQEDONI, VOTOHET QEVERIA E RE