SKUADRA DO TË KËRKOJË  KTHESEN E SHUMË PRITUR.Vllaznia ka udhëtuar drejt Durrësit, ku është akomoduar atje, një ditë para ndeshjes me Tiranën, e vlefshme për javën e 12 të kategorisë superiore.

Kuqeblutë ndonse kanë fituar në mes javë ndaj Kastriotit, në ndeshjen e vlefshme për kupë, janë të përqëndruar maksimalisht, për të arritur të paktën një rezultat pozitiv. Pas 5 humbjeve radhazi në kampionat askush nuk mund të pretendojë për fitore. Por trajneri, Baldo Raineri në konferencën për shtyp është shprehur se ekipi që ai drejton, do të kërkojë pikët maksimale. Siç duket ai ka gjetur një mënyrë kështu për të karikuar ekipin, të paktën për të arritur dhe një barazim. Është një ndeshje shumë e vështirë ndaj Tiranës. Ne e respektojmë kundërshtarin, por sigurisht do të bëjmë maksimumin në fushën e lojës. Si ekip Vllaznia ka hyrë në çdo ndeshje për të fituar. Pikërisht me këtë qëllim do të hyjmë edhe në këtë përballjë, si e vetmja mënyrë për të ndryshuar diçka. E dimë dhe e njohim shumë mirë forcën tonë dhe sigurisht që nuk jemi në një situatë aspak të mirë. E rëndësishme është tëbëjmë maksimumin në fushën e lojës, dhe pse jot ë marrim një fitore. Ne kemi bërë disa afrime me disa lojtarë të akademisë, që shpresojmë se do të bëjnë më të miren në fushën e lojës. Por natyrisht do të kërkojmë që më pjesën tjetër të skuadrës të zhvillojmë një lojë cilësore dhe të mirë. Shpresojmë dhe urojmë të marrim më të miren e mundshme.Përsa i përket formacionit, tekniku Italian është shprehur i sinqertë duke thënë se nuk ka përcaktuar asnjë lëvizje. Skuadra shkodrane, do të shkojë me forca të plota, përveç futbollistit Shala të përjashtuar. Vllaznia ka një takim shumë të vështirë ndaj Tiranës në transfertë ditën e shtunë, takim ky që do të zhvillohet në orën 14:00

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/J_bKWf7uqtI?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakRRITEN TARIFAT E STUDIMEVE
Artikulli tjetër“5 HERONJTË” QYTETARËT PRO RIKTHIMIT