Një i paraburgosur ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. Viktima është Dritan Rica 45-vjeç.

Ai ka ndërruar jetë në datë 24.10.2018, rreth orës 04:45, në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Nr.3.

Sipas njoftimit të policisë, nga kqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e ndonjë arresti kardiak.
Pritet raporti i mjekut ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes.