Një ekip ndërkombëtar eksploruesish janë zhytur pas 15 viteve pranë rrënojave të Titanikut në oqeanin Atlantik. Sipas BBC, ekspertët janë trishtuar se aty çdogje po zhduket me shpejtësi.

Një prej detajeve interesante që është zhdukur është edhe vaska e kapitenit, e fotografuar gjatë ekspeditës së 1996, por që tani nuk gjendet më. “Titaniku po i kthehet natyrës”, thotë historani Parks Stephenson.

Ekspertët paralajmërojnë se pjesë të rëndësishme të anijes do të zhduken së shpejti. Titanik u mbyt në vitin 1912 në ujërat e ftohtë të Atlantikut, ndërkohë që në bord kishte 2200 persona. Më shumë se 1500 njerëz gjetën vdekjen pasi anija u përplas me një ajsberg, 600 km larg brigjeve të Kanadasë. Anija kishte destinacion final Nju Jorkun.