Një tjetër tërmet i fortë (magnituda 4.8) ka tronditur Amatriçen në Itali.

Lëkundjet janë ndjerë në orën 06:28 të ditës së sotme dhe kanë shkaktuar shëmbjen e disa ndërtesave të tjera. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar mes zjarrfikësve që po gërrmojnë ende në kërkim të personave të humbur. Gjatë natës ka patur edhe lëkundje të tjera më të lehta. Të dhënat e fundit të Departamentit të Mbrotjes Civile flasin për 250 viktima dhe 365 të plagosur nga tërmetet që tronditën të mërkurën qendrën e Italisë.

Artikulli paraprakCHAMPIONS LEGUE, PERCAKTOHEN EKIPET NE FAZEN E GRUPEVE
Artikulli tjetërTURQI, SHPËRTHIM NË STACIONIN E POLICISË; 8 VIKTIMA