Gjykata e Kavajës shpalli fajtorë nëntë ish-zyrtarë të Hipotekës dhe i dënoi ata me 18 vite burg për tjetërsimin e pronave në plazhin e Spillesë.

Sipas vendimit të shpallur në prill ish-zyrtarët e Hipotekës dhe njësive administrative në Kavajë kanë përfituar uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

1-Seid Cikalleshi, ish-kreu i ZVRPP Kavajë dënohet me 2.8 vjet burg
2-Andi Gjeçi, jurist në ZVRPP Kavajë dënohet me 2.4 vite burgim
3-Asim Arkaxhiu dënohet me 2 vjet burgim
4-Aldo Kila dënohet me 1.8 vite burgim

5-Ilir Kaja i njësisë administrative Kryevidh dënohet me 3 vjet burgim
6-Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave dënohet me 2 vjet burgim

7-Dritan Kazazi, ish-hartograf në ZVRPP dënohet me 2 vjet burgim
8-Nezir Leçini, ish-shef i Kadastrës dënohet me 2 vjet burgim
9-Aida Gjoci, 8 muaj burgim konvertuar në 120 orë punë të detyruar

Artikulli paraprakVODHËN KAMIONIN TENTUAN T’I IKIN POLICISË, ARRESTOHET NJË SHQIPTAR
Artikulli tjetërEMIGRANTËT SHQIPTARË TAKSAPAGUESIT KRYESOR NË KOMUNITETIET E HUAJA