Toka është e përbërë nga dy planete që u bënë bashkë për shkak të një përplasjeje që ishte aq e fortë sa krijoi Hënën.

 Ky është përfundimi i shkencëtarëve.Fillimisht besohej se Hëna ishte krijuar kur një planet i vogël i quajtur Theia u përplas me Tokën dhe u shkatërruar, duke bërë që pjesë të saj të përfundonin në hapësirë, kur u kap në gravitetin e Tokës.

Por nëse do të ishte ky rasti, Hëna do të kishte një kompozim kimik ndryshe nga Toka, sepse do të ishte e krijuar nga Theia.Megjithatë, pas studimit të gurëve të sjellë nga Hëna nga astronautët e misionit Apollo, shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë gjetën se izotopët e oksigjenit ishin të njëjtat me ato në Tokë.

Gurë nga Hëna

Kjo do të thotë se përplasja mes Theia dhe Tokës së dikurshme ishte kaq e dhunshme, sa të dy planetet u shkrinë me njëri – tjetrin duke formuar një planet të ri, një pjesë e të cilit doli jashtë dhe formoi Hënën.Përplasja me Theia ndodhi përafërsisht 100 milionë vite pasi Toka u formua, rreth 4.5 miliardë vite më parë.Shkencëtarët, përdorën teknologji dhe teknika tepër të sofistikuara për të realizuar matje tmerrësisht precize dhe të kujdesshme dhe më pas i verifikuan me spektometrin e UCLA.Theia, e cila nuk imbijetoi përplasjes, por që sot përbën një pjesë të madhe të tokës dhe Hënës, po zmadhohej dhe me shumë gjasa do të shndërrohej në planet nëse nuk do të kishte ndodhur përplasja.

Artikulli paraprakREZULTATI – ILIA STEFO ZGJIDHET KRYETAR I RI I BASHKISË KOLONJË
Artikulli tjetërANGELA MERKEL DHE BETEJA E KATËRT