Firma turke që firmosi një kontratë me shtetin shqiptar për të marrë në përdorim 260 hektarë tokë në fshatin Trush të njësisë Bërdicë është larguar pas negociatave gjatë gjithë këtyre ditëve.

Pas protestave, drejtues vendor e qëndror janë ulur në tavolinë duke gjetur një marrëveshje të përbashkët. Largimin e firmës turke e bën të ditur ish-kryekomunari i Bërdicës Besnik Xhemali. Ish kryekomunari Xhemali shprehet se nuk ishte e lehtë që firma turke të largohej por kjo u arrit pas bisedimeve dhe këmbënguljes së banorëve të Trushit. Tashmë firma turko-maqedonase nga fshati Trush në bazë të marrëveshjes me shtetin shqiptar do të marrë në përdorim një sipërfaqe toke në fshatin Luarz të Velipojës me idenë për të mbjellur dhe tregtuar më pas orizin.

Artikulli paraprakNGA “DREJTË FUNDIT” DRILON HOXHA VJEN ME “JETO NDRYSHE”
Artikulli tjetërSHQIPËRIA HYN NË LIBRIN “GUINNES”