DEPUTETI I SHKODRËS DEKLARON SE PO HETOHET ME DY STANDARTE. Për të gjashtën herë në Prokurori. Deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi mbërriti në organin e akuzës në orën 13.00 në lidhje me hetimet e nisura ndaj tij për atentatin që ai pretendon.

Sipas burimeve nga Prokuroria, bëhet e ditur se Doshi ka mbërritur me iniciativën e tij pranë organit të akuzës pasi nuk ka pasur ftesë ndaj ish-deputetit të PS nga ky institucion.   Dy ditë më parë deputeti Doshi ka dorëzuar në Prokurori kërkesën për hetues ndërkombëtarë, me pretendimin e një hetimi sa më të paanshëm të akuzave të ngritura nga ai për një atentat të mundshëm ndaj vetë Doshit dhe deputetit demokrat Mhill Fufi. Deputeti I Shkodrës në një postim në Facebook Të nderuar qytetare, Ju falënderoj për mbështetjen dhe interesimin Tuaj të vazhdueshëm për çështjen që kam denoncuar ditë më pare. Kam bërë publike mungesën e besimit ndaj institucionit të Prokurorisë, çështje për të cilën në mënyrë të arsyetuar i jam drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm. Kam rezerva të arsyeshme në lidhje me hetimin, të cilat në respekt të insitucionit dhe të funksionit që mbaj si pjesë e legjislativit, i kam bërë e do i bëj prezent konform ligjit. Pavarësisht kësaj në respekt edhe të opinionit publik, jam i detyruar të jap vlerësime në lidhje me proçesin, për aq të vërteta sa dihen publikisht. Dallimi mes tyre është se: Durim Bami – ka hequr dorë vullnetarisht nga krimi dhe më ka vënë në dijeni në lidhje me të – për pasojë është i arrestuar e nën presion e terror policor që të detyrohet të deformojë të vërtetën e pranuar më parë prej tij Fatjon Skënderi – nuk ka hequr dorë vetë nga krimi por thjesht ju dekonspirua skema, ndërsa ndryshe nga i pari vijon bashkëpunimin me porositësin e vrasjes edhe për dështimin e proçesit hetimor – për pasojë është i privilegjuar duke mos u marrë asnjë masë shtrenguese ndaj tij që të vijojë të mos thotë të vërtetën Në dukje hetimi nga prokuroria e kësaj çështje në të cilën autor është edhe numri 2 i shtetit, ngjan mision i pamundur por Ju garantoj se jam besimplotë që me prova te pakundeshtueshme dhe ndihmën e ndërkombëtarëve kjo do të bëhet e mundur shpjet. Shkruan Doshi

Artikulli paraprakMUSTAFA: GJYKATA SPECIALE NUK DËMTON IMAZHIN E UÇK-së
Artikulli tjetërKOMUNA ANA E MALIT: QYTETARËT NDOTIN PËRROIN E OBLIKËS