DEPUTETI SHKODRAN DEKLARON SE ORGANI I AKUZËS KA MATERIALE TË BOLLSHME. Deputeti shkodran Tom Doshi, pasi doli nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ka deklaruar se ngjarja është e vërtetë dhe se prokuroria ka materiale të bollshme për të punuar. “Hetimet vazhdojnë dhe prokuroria ka material të bollshëm për të punuar. Ajo që ka rëndësi është se ngjarja është e vërtetë. Provat që kam dorëzuar në Prokurori janë sekret hetimor.”

Deputeti Tom Doshi u kthye sot në mëngjes në prokurorinë e krimeve të rënda, për herë të shtatë. Nuk dihet nëse edhe sot ka qenë paraqitje vullnetare apo është thirrur nga prokurorët për tu marrë në pyetje. Një ditë më parë prezenca e Doshi në organin e akuzës ka qenë e papritur dhe deputeti ka qendruar për rreth 3 orë e gjysmë. Prokurorët e çështjes thanë se dje ishte planifikuar një analizë provash dhe dëshmish të mbledhura deri me tani. Mësohet se Tom Doshi i ka vënë në dispozicion zbardhjen e mesazheve  që ka shkëmbyer me Mark Frrokun, ku pretendohet se është njoftuar për atentatin e përgatitur ndaj tij dhe personazhet e përfshirë në të, si edhe disa prova të reja. Askush nga grupi i prokurorëve nuk pranon ta konfirmoje këtë zyrtarisht, ndërsa vetë Doshi ka deklaruar një ditë më parë ne facebook, se ka rezerva në lidhje me mënyrën e hetimit. Sipas tij prokurorët po tregohen me dy standarde.

Artikulli paraprakGJËNDET VARRI I GJIGANDIT TË LETËRSISË SPANJOLLE SERVANTES
Artikulli tjetërCHAMPIONS LEAGUE, SONTE DY SFIDA TË PAPARASHIKUESHME