MARINAJ: KJO VOTË PËRGJEGJËSI MË E MADHE, I JAM BORXHLI MALËSISË .Ka përfunduar numërimi i votave për kryetar bashkie në Bashkinë e Malësisë Madhe ku fitues është shpallur kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane, Tonin Marinaj. Kandidati i koalicionit të majtë ka fituar përballë kandidatit të APPD-së, Anton Kokaj me një diferencë mbi 1500 vota.

Në përfundim të numërimit të 79 kutive të votimit, Marinaj rezulton me 54.58% të votave ose 10 334 vota gjithsej. Ndërsa kandidati i djathtë, Kokaj me 45.42% ose 8 599 vota gjithsej.

Artikulli paraprakMISS ADOLESHENCA 2 DITË NGA FINALJA
Artikulli tjetërSHKËMBI: VOTAT TONA U MANIPULUAN