GARANCI PËR INVESTIME NË INFRASTRUKTURË, ARSIM DHE SHËNDETËSI. Kandidati i Partisë Socialiste ne Bashkine Malesi e Madhe Tonin Marinaj ka vijuar takimet me banore te kesaj bashkie te madhe. Ai eshte takuar me banore te fermës, të cilëve I ka premtuar se vemendja kryesore do te jete per zgjidhjen e problemeve qe ato I shqeteson sic eshte furnizimi me uje dhe investimet ne infrastrukture.

Pervec banoreve ne Ferme, Marinaj I shoqeruar edhe nga banore te zones ka zhvilluar nje takim edhe ne fshatin Pjetroshan. Ne kete takim Marinaj ka deklaruar se eshte gati investimi per ujsjellesin. Pervec kandidatit Marinaj kane qene edhe te pranishmit ato te cilet kane mbeshtetur kandidaturen e tij per zgjedhjet ne Bashkine Malesi e Madhe.