SUAREZ, RODRIGUEZ E DI MARIA MBAJNË TRE VENDET E PARA.
Afati përfundimtar i merkatos së verës që është mbyllë të hënën  ka sjell disa transferime interesante.

Ja cilat janë 10 përforcimet më të shtrenjta gjatë kësaj merkatoje tek ekipet më të mëdha në botë. Kjo merkato ka sjellë lëvizje shumë të rëndësishme por që kanë kushtuar vlera marramendëse. Mbreti i këtyre lëvizjeve është Luis Suarez. Ky i fundit ka kaluar për 81 milion euro   nga Liverpooli tek Barcelona. Ndërkohë në vendin e dytë është transferimi i James Rodriguez që ka kaluar për 80 milion euro tek Real Madrid. Dhë në vendin e tretë është Angel Di Maria që do të luajë me Manchester United për 78.5 milion euro. Ndërkohë që transferimet e vijojnë si më poshtë.

1. Luis Suarez (81 milionë euro – Barcelona)
2. James Rodriguez (80 milionë euro – Real Madrid)
3. Angel Di Maria (78,5 milionë euro – Manchester United)
4. Radamel Falcao (73 milionë euro, Manchester United)
5. David Luiz (50 milioni – Paris Saint-Germain)
6. Eliaquim Mangala (40 milionë euro – Manchester City)
6. Diego Costa (40 milionë euro – Chelsea)
6. Alexis Sanchez (40 milionë euro – Arsenal)
9. Luke Shaë (39,7 milionë euro – Manchester United)
10. Ander Herrera (36 milionë euro – Manchester United)

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/UEq3E8CQIts?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]