ËSHTË MËNYRA E FESTIMIT TË FITORES TEK REAL MADRID. Kjo është britma e çuditshme që bëri Cristiano Ronaldo nga gëzimi gjatë marrjes së Topit të Artë ku dhe bëri xhiro në rrjetet sociale. Madje disa e krahasuan edhe me britmat e kafshëve.

Portugezi ka shpjeguar për France Football arsyen pse festoi në atë mënyre, duke thënë se këtë e bën sa herë që feston me lojtarët e tij. “Ajo është britma që ne gjithmonë e bëjmë kur festojmë golat. Ne i kemi festuar golat dhe fitoret tona në këtë mënyrë ka 3 vite. Këtë e bëjmë nëpër ndeshje, në stërvitje, gjatë gjithë kohës”, ka shpjeguar Ronaldo. “Natyrisht, jo të gjithë e kuptuan pse e bëra këtë, por unë mendoj se ishte e mirë. Ajo ishte mënyra ime e festimit duke përfshirë dhe kolegët e mi në festë. Ata gjithmonë më kanë mbështetur mua, siç i kam mbështetur edhe unë ata”, shtoi portugezi. “Unë jam shumë fatlum, sepse padyshim jam pjesë e grupit më të mirë të lojtarëve më të mirë që kam pasur ndonjëherë në karrierën time”- përfundoi Ronaldo.