‘Tornado’ në Itali shkatërron rrjetin e drogës në të dhe 2 shqiptarë

Një operacion I madh antidrogë është zhvilluar nga policia italiane në Friuli. Hetimet e kryera nga Policia dhe kabinieria e Monfalcone, pas muajsh e muajsh përgjimesh të gjata, kanë bërë që të shkatërrohet rrjeti që shpërndante drogë në zonën dhe në Padovano. Tetë persona u arrestuan, ndër ta edhe një mekanik shqiptar 31 vjeç me banim në Gradisca dhe një tjetër shqiptar është nën hetim në gjendje të lirë, 34 vjeçar. Operacioni Tornado çoi në sekuestrimin e 250 gr kokainë me një vlerë prej 25 mijë eurosh; 100 gr hashash dhe 100 marihuanë. Të mërkurrën e 25 marsit u ekzekutuan 5 urdhërarrestet dhe denoncime si masë parandaluese; dy persona të tjerë ishin arrestuar në nëntor 2016. Sasia e drogës së sekuestruar dhe cilësia e saj – e pastër në masën 98% – të bëjnë të mendosh se xhiiroja ishte e organizuar mirë dhe në nivele të larta. Sipas hetuesve, megjithatë, droga ishte e destinuar edhe për tregun e shpërndarësve të vegjël në rajon dhe pranë Venetos.

Artikulli paraprakZBARDHET RAPORTI, NË 2016 U PËRGJUAN 3943 SHQIPTARË
Artikulli tjetërKQZ ZËVENDËSOHEN KOMISIONERËT E OPOZITËS