Banorët e qytetit italian Genova, kanë mbetur të impresionuar nga një fenomen që për ta ndodh rrallë, një tornado në det, shumë afër me brigjet e qytetit.

Ngjarja ka ndodhur sot pak para orës 10 të mëngjesit.

Fenomeni atmosferik u fotografua dhe filmua nga qindra njerëz dhe u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.