Tornado e cila goditi Kryeqytetin kubanez, Havanën ka sjellë shumë shkatrime e viktima, 4 vetë kanë humbur jetën dhe 195 të tjerë kan mbetur të plagosur nga tornado që preku Havanën.

Sipas një deklarate të qeverisë, erërat e forta deri në 62 mph në orë dëmtuan ndërtesat, shkaktuan përmbytje në zonat e ulëta, rrëzuan shtyllat e shërbimeve të energjisë elektrike duke lënë pjesën më të madhe të kryeqytetit në errësirë.

Stafi në spitalin e lindjes Hijas de Galicia evakuoi ndërtesën për shkak të dëmtimit të stuhisë, njoftoi AFP

“Kombi i ishullit” vuan shpesh nga moti i luhatur e ekstrem, si uraganet dhe stuhitë e Atlantikut, Kuba ka një histori jo të mirë më tornadot e uraganet. Në shtator 2017, 10 persona vdiqën në Kubë si rezultat i Uraganit “Irma”.

“Irma” një stuhi e kategorisë 5 solli shumë pasoja negative në Kubë, duke lënë viktima në njerëz, nërtesa të rrënuara dhe duke shkaktuar përmbytje në zonat e ulëta të Havanë. Erërat e 125 mph mbulonin kulmet jashtë ndërtesave, rrëmbenin pemët nga toka dhe evakuuan me forcë përgjatë bregdetit.

Artikulli paraprakRAPORTI MBI KORRUPSIONIN, SHQIPËRIA ZBRET 8 VENDE, SHKAK NGËRÇI POLITIK
Artikulli tjetërGJERMANIA NXIT PUNËSIMIN E EMIGRANTËVE