E vetmja mase qe pas renies se nje masivi te madh shkembore ne rrugen Balldre -Torovice jane dise gure te vegjel qe sinjalizojne rrezikun qe ju kanoset drejtuesve te mjeteve nga perplasje me gurin e madh qe eshte ne rruge.

Per banoret e Torovices dhe drejtuesit e mjeteve jetesa ne zone eshte bere e frikshme, madje e pamundur. Atyre u ka mbetur vetem qe ti Luten Zotit qe t’i shpetoje pasi per shtetin ata nuk jane asgje.

Gure te permasave shume te medha vijojne te bien ne rrugen e cila te dergon ne Torovice, fatmiresisht nuk kane shkaktuar akoma ndonje tragjedi te radhes si ajo e nje viti me pare, ku humben jeten tragjikisht 3 anetar te nje familje.

Shirat e nisur prej ditesh por edhe lekundje te shpeshta te termeteve kane risjelle dukshem friken e shkembinjve qe po bien cdo dite nga mali.

Prej nje viti Emergjencat civile ne Lezhe dhe Bashkia e Lezhes mjaftohen duke thene gjithmone se shume shume shpejt do te nderhyhet por akoma nuk duket asgje ne terren ku rreziku vijon të jete tepër i larte.