ISH ZV/PRESIDENTI I SHBA DEKLAROI SE GJITHÇKA ISHTE NË DIJENI.Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara George W Bush ishte “plotësisht i informuar” mbi teknikat e marrjes në pyetje të CIA-s të dënuara në një raport të Senatit për brutalitetin e tyre.

Lajmi është bërë me dije nga ish-zëvendës presidenti Dick Cheney, i cili në një intervistë për Fox News ka thënë se Bush dinte gjithçka duhet të dihej mbi programin. CIA ka mbrojtur metodat e përdorura, si torturat me ujë, me arsyetimin se kjo ishte në ndihmë të zbulimit të terroristëve të dyshuar pas sulmeve të 11 shtatorit. Raporti i Senatit deklaroi fillimisht se agjencia ivestiguese përjashtonte çdo përfshirje të politikanëve në dijeni rreth akteve ç’njerëzore, por ish-presidenti republikan e hedh poshtë duke thënë se ky është një mashtrim i senatit. Cheney komentoi se raporti ishte një punë e bërë keq dhe me gabime, dhe se Presidenti Bush ishte plotësisht i informuar mbi teknikat e marrjes në pyetje të terroristëve dhe askush nuk është përpjekur t’ia fshehë këtë fakt. Megjithatë përveç dijenisë mbi këtë fakt, ish-zëvendës presidenti Cheney shprehet se ky program shpëtoi jetë duke parandaluar sulme terroriste dhe agjencia meriton të nderohet e jo të dënohet. Nga ana tjetër Kombet e Bashkuara dhe grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë kërkuar hetimin e zyrtarëve amerikanë të përfshirë në këtë program, nga 2001-2007, dhe nxjerrjen e tyre përpara drejtësisë.