Tradita shqiptare e kulinarisë udhëton drejt Belgjikës për një aktivitet të veçantë.

Në datat 26-27 nëntor në Bruksel do të zhvillohet panairi “Ditët e Kulinarisë shqiptare në Bruksel”.

Në këtë nismë që vjen si një bashkëpunim i Agjencisë Kombëtarë të Diasporës me “Institutin Kulinar Neranxi”, do të jetë i pranishëm edhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

E veçanta e këtij aktiviteti është autobusi lëvizës, i cili ka nisur dje udhëtimin drejt sheshit “Place du Luxembourg”, ku edhe do të zhvillohet aktiviteti.

Përgjatë këtyre dy ditëve të gjithë shqiptarët, por edhe qytetarë të tjerë të Brukselit, do të kenë mundësinë të shijojnë produktet tipike tradicionale shqiptare.

“Dita e Kulinarisë” përpos promovimit të produkteve dhe recetave shqiptare në Diasporë, si një nga elementet për ruajtjen e identitetit kombëtar,

ka për qëllim të nxisë shkëmbimin e kulturave gastronomike dhe bashkëpunimit me kompani të vendit pritës të Diasporës Shqiptare.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE