Tenton të trafikojë armë zjarri nga Kosova për Shqipëri, arrestohet në flagrancë nga Policia Kufitare në Morinë 44 vjeçari kosovar. Pistoletat e sekuestruara

KUKES-Një shqiptar nga Kosova është arrestuar në Policia Kufitare në Morinë, pasi gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri pistoletë, tip “Glock” si dhe 25 fishekë luftarakë.

I arrestuari është Hamdi Mavriqi 44 vjeç, banues në Prishtinë, pasi tentoi që të trafikojë armë zjarri nga Kosova për Shqipëri.

Ai po udhëtonte me mjetin e tij tip “Seat”, pas dyshimeve u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për kontroll më të detajuar në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit fizik, poshtë xhupit iu gjetën dhe sekuestruan armët e zjarrit, përpos tyre iu sekuestrua edhe makina, ndërsa vijon puna për identifikimin e autorëve të tjerë të implikuar.

Materialet në ngarkim të shtetasit Hamdi Mavriqi, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.

Artikulli paraprakARBITRI I REAL-JUVENTUS NUK GJEN QETËSI, I KËRCËNOJNË GRUAN
Artikulli tjetërVLLAZNIA HUMBET DERBIN E MBIJETESES NE DURRES,MUNDET 2-0 NGA TEUTA