Policia britanike ka përfunduar me sukses operacionin e madh të koduar “Venetic”, duke vënë në pranga gjithsej 746 persona, mes të cilëve janë edhe 6 shqiptarë.

Ata janë zbuluar, pasi komunikonin me njëri –tjetrit përmes telefonave të kompanisë holandeze “Encro Chat”. Ka qenë policia franceze që ka arritur të depërtojë në serverat e “Encro Chat”, duke parë në kohë reale me mijëra mesazhe, ku flitej për trafik droge, armesh dhe aktivitete të tjera të botës së krimit, raportojnë mediat londineze.

Policia Metropolitane ka publikuar emrat e të gjithë të arrestuarve në mega-operacion, ku dallohen qartë se pjesë e grupimit kriminal janë edhe 6 shqiptarë.

Shqiptarët e arrestuar janë:

Alsi Vata, me origjinë nga Kukësi. 24-vjecari akuzohet për trafik armësh dhe për shitje kokaine e drogërave të tjera të klasifikuara si të klasit B.

Begin Pupla, me origjinë nga Mati, banues në Londër, akuzohet për trafik droge.

Alex Kukaj, banues në Londër, akuzohet për trafik droge.

Agron Kukaj, banues në Londër, akuzohet për trafik droge.

Besim Hoxhaj, banues në Londër, akuzohet për trafik droge.

Julian Agalliu, banues në Londër, akuzohet për trafik droge.

Të dhënat në telefonat e “sigurt” iu janë dhënë edhe FBI-së britanike, NCI-së, që përmes operacionit “Venetic” arrestuan një numër të madh personash. Gjatë këtij operacioni, janë sekuestruar gjithsej 54 milionë stërlina, 77 armë zjarri dhe më shumë se 2 ton drogë.

Edhe pse grupet, përfshirë edhe ato shqiptare mendonin se ishin të “sigurt” me ato telefona, në fakt ka rezultuar e kundërta.

This slideshow requires JavaScript.

Artikulli paraprakAKTAKUZA/ PRESIDENTI I KOSOVËS, HASHIM THAÇI TË HËNËN UDHËTON NË HAGË: DO TË INTERVISTOHEM NGA PROKURORIA SPECIALE
Artikulli tjetërEDHE SOT TEMPERATURA TË LARTA, JA PARASHIKIMI I MOTIT