Trafik droge dhe nga Shëngjini , bllokohet gomonia në deltën e lumit Drin

 

A është bërë trafik droge edhe nga grykëderdhja e lumit Drin në drejtim të Italisë apo vendeve të tjera, si Mali i Zi. Policia nuk ka dhënë informacione në lidhje me këtë rrugë trafiku, por mbrëmjen e djeshme është sekuestruar një gomone e madhe, bën të ditur SYRI.net. Burime policore thanë se rreth orës 20:00, është marrë informacion se në afërsi të derdhjes së Lumit “Drin”, nga ana veriore konstatohet një gomone në breg të detit. Menjëherë janë nisur shërbimet nga deti dhe nga toka Specialistët e Shërbimeve, të cilët kanë konstatuar një mjet lundrues tip gomone. Gomonia është transportuar për në Shëngjin ku gjatë kontrollit nuk i është konstatuar asnjë send i dyshimtë. Por policia nuk e di se kush është pronarit i mjetit lundrues. Gomonia është sekuestruar dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Lezhës, për vlerësim si ngjarje pa autor.