Policia e Malit të Zi në bashkëpunim me policinë shqiptare kanë goditur një rast të trafikut të lëndëve narkotike.

Mediat malazeze raportojnë se pranë zonës së Tuzit u sekuestrua një sasi prej 84 kg marijuanë, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Operacioni i policisë është zhvilluar në datën 8 mars rreth orës 23:00 të mbrëmjes, ku një person po tentonte të trafikonte drogë nga Liqeni i Shkodrës në territorin e Malit të Zi.

Siç raporton media malazeze, personi sapo ka parë policinë është larguar në drejtim të kufirit me Shqipërinë.

Droga ishte e paketuar në çanta të ndara në 97 pako, në total 84 kilogramë.
Policia e Malit të Zi në bashkëpunim me policinë kufitare në Shqipëri po punojnë për identifikimin dhe kapjen e poseduesit të lëndës narkotike.