Policia vendore e Shkodrës në bashkëpunim me prokurorinë dhe drejtorinë e forcës operacionale kanë shkatërruar një grup që merrej me trafikimin e shtetasve nga Shqipëria drejt Anglisë.

Nga operacioni i koduar “Garantuesit” përmes një deklarate për shtyp drejtori i policisë vendore Vehbi Bushati deklaroi se janë arrestuar 8 shtetas dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Drejtori i policisë bën të ditur edhe emrat e 8 të arrestuarve dhe rolin e tyre në grupin e trafikut të shtetasve shqiptar nga Shqipëria drejt Anglisë dhe Amerikës.

Policia sekuestroi edhe një laborator të falsifikimit të dokumenteve.

Ky është rasti i tretë brenda këtij viti teksa në mars i godit një grup i madh personash që trafikonin shtetas të ndryshëm drejt SHBA, Kanadasë dhe Anglisë me

40persona ndërsa në maj të po këtij viti u arrestuan 17 shtetas mes të cilëve edhe nga Shkodra që sërish objektiv kishin trafikimin drejt Amerikës, Anglisë dhe Kanadasë kundrejt pagesave që shkonin deri në 20 mijë euro.

 

 

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI TAKIM ME AKADEMINË E GRAVE
Artikulli tjetërADEMI LETËR METËS, PO CËNOHET AUTONOMIA VENDORE