Policia italiane dhe ajo shqiptare kanë goditur një grup të strukturuar kriminal në trafikun e kokainës nga Holanda në Itali.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se në kuadër të operacionit “Metropolis”, në pranga janë vënë 33 persona, mes tyre edhe 5 shqiptarë.

Ardi Veliu: Njësia Hetimore Qëndrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit dhe me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Berat e Shkodër,

në bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve me Interforcën Italiane dhe Karabinierinë e Breshias Itali, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasve:

•G.S., 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
•S. D., 43 vjeç, lindur në Gërmenj dhe banues në Tiranë.
•E.H., 39 vjeç, lindur dhe banues në Shijak/Durrës.
•A. M., 32 vjeç, lindur dhe banues në Shijak/Durrës.
•L. P. 35 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

Hetimet nisë në mars 2015-Njësia Operative Radiomobile e karabinierëve të Breshias/Itali, në muajin mars të vitit 2015, ka nisur hetimin në lidhje me aktivitetin kriminal në drejtim të importimit në sasi të mëdha të lëndëve narkotike të llojit kokainë, nga Hollanda në drejtim të Italisë.

39 masa arresti-Në përfundim të hetimeve, Gjykatësi për Hetimet Paraprake i Gjykatës së Breshias/Itali, ka dhënë masat e arrestit ndaj 39 subjekteve. Në këto masa përfshiheshin dhe shtetasit shqiptarë që ndodheshin në territorin e Republikës së Shqipërisë, të cilët u arrestuan me qëllim ekstradimi për në Itali.

5 u arrestuan në Shqipëri-Në përfundim të operacionit të përbashkët “METROPOLIS” me autoritetet policore italiane, u arrestuan gjithsej 33 persona, nga këta 5 persona në Shqipëri,

ndërsa 6 persona të cilët nuk janë kapur ende, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe po vijon puna për kapjen e tyre.

Artikulli paraprakVETËDORËZOHET NË SHKODËR VRASËSI I FQINJIT NË DURRËS
Artikulli tjetërDORËHEQJA E DEPUTETËVE, KQZ: KANDIDATËT, 10 DITË KOHË PËR TË PLOTËSUAR FORMULARIN E VETËDEKLARIMIT