Shkodra është një prej katër qyteteve të përzgjedhura ku u çel ekspozita “Handle With Care”, “Trajtimi me Kujdes”.

Kjo ekspozitë erdhi në kuadër të muajit kundër trafikimit të qënieve njerezore e organizuar nga qendra “Tirana Arta” në bashkëpunim me ambasadën e Holandës në Shqipëri.

E pranishme ishte edhe vetë ambasadorja holandeze Guusje Corthals Altes e cila dënoi rastet e trafikimit të femrave dhe tha se të gjithë duhet të bëjmë më shumë për të luftuar këtë fenomen…

“Ambjenti që kemi këtu është shumë i vogël dhe na ofron pak nga ajo që realisht ndodh jashtë! Historitë që do dëgjoni sot janë histori të vërteta, që tregojnë skllavërimin që ndodh edhe sot në kohët moderne!

Artistët janë përkujdesur në detaje për këtë ekspozitë! Ngjarja pason 150 vjetorin e skllavërimit në Holandë kështu që pas Shkodrës do të jetë në Berat, Vlorë, Maqedoni e Kosovë!

Ambasada pati një dëshirë që të jepte kontributin e saj në këtë ekspozitë, për të ndihmuar në çdo lloj strategjie në luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore! 600 mijë njerëz trafikohen, dhe pjesa më e madhe përfundojnë prostituta!

Në këtë shifër një numër i konsiderueshëm janë holandezë! E shohim çdo ditë realitetin e hidhur dhe mundohemi që në mënyra të ndryshme ta luftojmë atë!

Përveç strategjive politike ne zgjedhim muajin tetor që të përdorim artin, si një mënyrë sensibilizuese!

Sot diskutimet konstruktive shpresojmë që të jenë efikase për rritjen e bashkëpunimit pasi është një çështje delikate por që ja vlen për ta diskutuar”.

Në këtë ekspozitë mori pjesë edhe kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi e cila tha se trafikimi i vajzave vazhdon të mbetet një shqetësim që duhet adresuar.

Drejtori i policisë vendore Vehbi Bushati tha se trafikimi është i vështirë por agjencitë ligjzbatuese po bëjnë maksimumin për ta luftuar.

Në këtë ekspozitë janë 46 portrete të femrave të trafikuara ndërsa përmes videove u sollën disa prej historive të dhimbshme të grave dhe vajzave të trafikuara përmes aktorëve të ndryshëm.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 23.10.2018
Artikulli tjetër“PASHKO VASA”, DREJTORI: S’KA NDËRHYRJE NË SHKOLLË