Gushti e sidomos fundjava sjell trafikun e renduar në qytetin e Shkodrës. Situata më kaotike krijohet në hyrje të qytetit. Pas një vëzhgimi të kryer këtë të diel vërehet se lëvizja e automjeteve ka qene mjaft e dendur.

 

Siç shihet nga pamjet automjetet vërshojnë nga të treja anët e rrugës dukë krijuar një lëmsh mes tyre. Vështirësite më të shumta janë në rrethrrotullimin e dyte në dalje të qytetit për shkak të automjeteve që vijnë nga pikat kufitare të Hanit të Hotit dhe të Muriqanit .

 

Ora 10:00 e paradites dhe 18:00 e pasdites janë piku i këtij trafiku që është më shumë i ndjeshëm gjatë fundjaves. duke mos mjaftuar këto elemente, mos respektimi i sinjalistikës rrugore dhe kundravajtjet e shumta sjellin një rëndim të metejshëm të situatës, ndërsa policia rrugore e ka te pamundur per te disiplinuar lëvizjen në të gjitha segmentet problematike.

 

Akoma më shqetësues trafiku behet ne raste te emergjencave si zjarrfikese apo ambulance . Ku siç shihet dhe nga pamjet kalimi i tyre është thuajse i pamundur. Gjithashtu dhe për autobusët me turistë një trafik i tillë është një makth ku në vend që të shijojnë bukuritë për të cilën kanë ardhur u duhet të qëndrojnë për kohë të gjatë në një trafik të tillë.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE